Vrasja e “Drinit” përplas Veselin me deputetët e Vetëvendosjes
Lajme

Vrasja e “Drinit” përplas Veselin me deputetët e Vetëvendosjes

07 Dhjetor 2017 | 16:57

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është përplasur me deputetët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe Drita Millaku, pasi kjo e fundit dje akuzoi kreun e Kuvendit se me dijeni të tij dhe të Hashim Thaçit është vrarë komandant “Drini”.

Përplasja erdhi, kur deputeti i VV-së Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Veseli që t’i tërheq kërcënimet dhe fyerjet ndaj deputetes Drita Millaku që ia ka bërë dje në seancën e Kuvendit. Madje sipas tij, këtë rrugë që ka nisur Veseli, nuk ia qet mirë as Veselit, e as askujt tjetër.

 

 

“Kërkoj publikisht nga ti që të kërkosh falje për ofendimet që ia ke bërë dje deputetes Drita Millaku dhe po ashtu po kërkoj publikisht nga ti të tërhiqesh nga kërcënimet që sot ia ke bërë po ashtu Drita Millakut. Diskutimi yt jashtë seancës së Kuvendit me deputetët e VV-së në këtë rast me Drita Millakun dhe në të njëjtën kohë përmendja e prokurorisë dhe të ngjashme është e papranueshme. Nëse mendon që kjo është rruga atëherë je duke e nisur një rrugë të re e cila nuk ta qet mirë as ty, as kërkujt tjetër në këtë formë qfarë je duke e bërë këtë çështje”, tha Molliqaj.

Mirëpo, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është përgjigjur ndaj kërkesës së Molliqajt.

Kreu i Kuvendit, tha se duhet të dijë secili kur dhe çka flet.

 

“Komandant “Drinin” unë e kam njohur shumë mirë. Për ata që nuk e din gjatë vitit 1999 kam qëndruar në maje të malit me të jo një natë, por disa net, të pabesët mund të flasin çka do. S’kam ndonjë nostalgji që mendon dikush që me ka bërë komandant Drini, asgjë nuk me ka bërë, ka qenë nën urdhra të mia. Ama dëgjo, ka qenë një luftëtarë dinjitoz i cili është munduar aq sa ka mundur. Por kam qenë unë me të, vetëm ne dy, në majën e Vetakut, ju që folni e që nuk dini asgjë me pas qëllim të keq. Unë besoj se njerëzit e këqij kanë manipuluar shumë, por më i keq se sa ai që ka mundur të bëjë diçka, është ai që shtinë, nxitë, që mundohet të mbajë në konflikt qytetaret vetëm ta fitoj një votë, vetëm të jetë diku në politikë. E marrtë dreqi këtë politikë sa na ka turpëruar”, tha Veseli. Por, Veseli shtoi se asnjëherë nuk do të turpërohet. Madje sipas tij, do të vdes por asnjëherë nuk do të turpërohet. Veseli: Kadri Veseli kurrë nuk do të turpërohet (Video) “këtu ka edhe fjalë tjera, se po të hetohet SHIK-u krejt do të dihen. Unë po ua jep fjalën publikisht nga janari do të jepen nënshkrimet vetëm që të zbardhet e vërteta. Vetëm unë do ta nënshkruaj i pari dhe e kanë obligim krejt grupi parlamentar i PDK-së të nënshkruaj për të mos manipulohet. Por nëse mendon dikush që Kadri Veselin do ta linqond eh do ta sjellë para diqkaje që do të turpëron, kurrë, me dek po, por mu tupëruar kurrë, sepse nuk ka pse. Do të skuqeni shumë veta prej juve”, theksoi Veseli.

 

Ndaj Veselit u kundërpërgjigj prapë deputeti Molliqaj, i cili tha se ai mendon që SHIK-u ka bërë krime.

 

 

“Sa i përket akuzave unë jam njeri prej atyre që bëjë shumë akuza. Dhe besoj që secili në politikë ka të drejt të bëjë akuza, qysh bënë edhe PDK-ja, komunikata për shtyp marut t’u lëshu, me akuza të rënda dhe buta por janë akuza. Unë kërkova prej teje me vendos jo kërcënime dhe jo ofendimet. Akuza bën ti sa të duash, unë bëjë sa të dua populli vendos derisa s’ka drejtësisë. Na ke lodh kryetar duke thënë e kaluara, e kaluara, nuk e di a e pate për mua a dikë tjetër. Secili në Kosovë e ka dhënë atë që e ka dhënë. Ti publikisht ke deklaruar në paraqitjen e parë publike në Klan Kosova që njerëz që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare. S’ki pse me na thanë tash ti je çika e dikujt, je djali i dikujt. T’i i ke shok e jarana bash qata të UDB-së. Nxjerrna qato dokumente të UDB-së, sepse edhe ne jemi të interesuar të dimë qka ka bërë UDB-a në Kosovë. Unë personalisht besoj se SHIK-u ka kryer krime nà « Kosovë”, theksoi Molliqaj.

Ndaj deklaratave të Molliqajt u kundërpërgjigj përsëri Veseli.

 

“Me pas ligj, unë nuk të kisha dërgu në burg, por ligji ish dashtë me t’dërgu në burg, për do sjellje tua dhe do lista që ke bërë. Por, do të kthehem kështu, a me ke dëgjuar ndonjëherë duke folur për UDB-në, jo, jo pas andej, Serbia kam thënë nuk do të kthehet, për UDB-në skam fol. Për arsye se e kaluara e UDB-së dihet. Akuza mund të bëjë sa të duash, veq akuzat direkte janë më ndryshe, por duhet të marë përgjkegjësi njeriu. Unë do të kërkoj falje në momentin që e konsideroj se akuza ose ka qenë e rastësishme”, u shpreh Veseli.

Në këtë debat u përfshi edhe deputetja që dje akuzoi Veselin e Thaçin se kanë gisht në vrasjen e komandant “Drinit”, Drita Millaku.

 

“Atë që deshta ta sqaroj me zotëri Veselin, nuk ka qenë e rastësisht zotëri Veseli dhe e akoljir sepse komandant “Drinin” e kam familjar dhe jam shumë mirë e njohur me gjithë procesin që ka ndodh. Dhe konkretisht ke pasur një aktakuzë në prokurorid he një vendimi në vitin 2003. Nuk po foli përmendësh dhe kjo që po them qëndron në fakte të vërteta”, tha Millaku.

Edhe ndaj deputetes Millaku, reagoi kreu i Kuvendit Kadri Veseli.

“Hera e parë që e dëgjova, është mirë edhe nga ana ime edhe e juaja ta verifikoni çka ke ai vendim. Kurrë në jetën time, është hera e parë që dëgjova për një gjë të tillë. Nuk po ta kontestoj por hera e parë që dëgjova. Tash edhe kjo pjesa që kryeprokurori na jep përgjigje dhe ti më mirë do të ishte në seancë ta bësh njoftimin që mos t’i maltretojmë deputetët, a ka mundës kështu”, u shpreh Veseli.

Por, Millaku, tha se në vendim nuk e ka emrin, por i referohet me nofkën “Luli”.

 

“Aty nuk e ka emrin Kadri Veseli, por pseudonimin Luli e ka. Dhe kjo paska qenë arsyeja pse këtij nuk i ka ardhur, sepse me pseudonim Luli është në rrjetin e të akuzuarve për vrasjen e komandant “Drinit””, theksoi Millaku

Më të lexuarat

Tribuna

Email