Viti 1967, gjashtë ditët që ndryshuan hartën e Lindjes së Mesme
Lajme

Viti 1967, gjashtë ditët që ndryshuan hartën e Lindjes së Mesme

07 Dhjetor 2017 | 11:32

Lufta izraelito-arabe në qershor 1967, e ashtuquajtur Lufta Gjashtëditore ndryshoi radikalisht hartën e Lindjes së Mesme dhe shënoi një kthesë në historinë e këtij rajoni.

Mes 5-10 qershorit, Izraeli pushtoi Sinain egjiptian, Cisjordaninë, Rripin e Gazës, Jerusalemin Lindor dhe Lartësitë siriane të Golanit gjatë konfliktit, pasojat e të cilit vazhdojnë edhe sot pas 50 viteve.

Nëse Izraeli u tërhoq që prej asaj kohe nga Sinai, Golani dhe Jerusalemi Lindor janë aneksuar dhe Cisjordania vazhdon të jetë e pushtuar.

Izraeli u tërhoq gjithashtu edhe nga Rripi i Gazës, por mban enklavën palestineze të bllokuar.

Disa javë tensione çuan në konflikt. Në muajin maj, Egjipti i Gamal Abdel Nasser kërkoi dhe mundësoi largimin e kaskave blu nga Sinai, më pas mbylli Kanalin e Tiranit për anijet izraelite duke shkaktuar një bllokim të gjirit të Aqabas.

Të hënën e 5 qershorit 1967, në agim, ushtria izraelite sulmoi bazat ajrore egjiptiane. Blindat izraelitë u nisën drejt frontit egjiptian. Vendet arabe shpallën luftë kundër Izraelit.

Rrëzimi i Rripit të Gazës

Më 6 qershor, ushtria izraelite u vendos në Gaza, në atë kohë nën administratën egjiptiane. Trupat izraelite hynë në sektorin arab të Jerusalemit.

Pas një bisede të gjatë kokë më kokë amerikano-sovjetike, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi me unanimitet një rezolutë që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

Jordania dobësohet

Më 7 qershor një betejë e madhe e blindave shpërthen në mes të Sinait, ndërkohë që ushtria izraelite pushtoi bregun lindor të kanalit të Suezit. Marina merr Sharm el-Sheikhun dhe lëshon gjirin dhe lë gjirin e Aqabas.

“Ushtria e madhe egjiptian u largua dhe ne kemi pushtuar pjesën më të madhe të Sinait”, deklaroi në atë kohë shefi i ushtrisë izraelite, gjenerali, Itzhak Rabin.

Lagjet hebreje të Jerusalemit u bormbarduan.

Forcat izraelite hynë në Qytetin e Vjetër dhe kryeministri izraelit, Levi Eshkol shkon në Murin e Lotëve.

Ushtria izraelite pushton pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor. Jordania pranon armëpushimin.

“Ne kemi arritur objektivat politikë dhe të sigurisë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, gjenerali Moshe Dayan.

Më 8 qershor, izraelitët arrijnë kanalin e Suezit, beteja e Sinait përfundon. Por, më pas radio Kajro njofton pranimin nga Egjipti të armëpushimit të kërkuar nga Këshilli i Sigurimit dhe njoftuar më herët nga media e huaj.

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se telefoni i kuq që lidh drejtpërdrejt presidencën e SHBA-së me Kremlinin ishte përdorur disa herë gjatë krizës.

Të shtëna artilerie ndodhën në kufirin izraelito-sirian

Më 9 qershor, inskenimi i Kajros, presidenti Nasser njofton dorëheqjen në një fjalim tleviziv. Bota arabe u trondit. Në rrugët e Kajros, turma i kërkonte Nasser të qendronte. Ai rishikon vendimin e tij.

Në kufirin izraelo-sirian, luftime të dhunshme zhvillohen me blinda dhe artileri të rëndë. Izraelitët hynë në Golan dhe marrin pjesën më të madhe të lartësive që dominojnë territorin izraelit.

Më 10 qershor, Nasser njofton se do të qendrojë president konform vullnetit të popullit.

Në frontin siriano-izraelit lufta bëhet më e ashpër. I gjithë arsenali ushtarak izraelit është mobilizuar për të shkatërruar plotësisht pozicionet siriane. Pas rrëzimit të Qouneitrat, Siria ndërpret luftën.

Në gjashtë ditë, Izraeli theu mitin nasserian, mundi tre ushtri arabe që kërcënonin ekzistencën e tij dhe vendosi vetë kufijtë në kanalin e Suezit, Jordanisë dhe Golanit.

Bota arabe u trondit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email