Vetura merr përpara kalimtarët në Londër, 11 të plagosur
Lajme

Vetura merr përpara kalimtarët në Londër, 11 të plagosur

08 Tetor 2017 | 10:08

Një veturë shtypi një grup kalimtarësh duke krijuar panik të madh në zonë. Gjithçka ndodhi përpara muzeut të historisë në Londër të Anglisë, ku 11 persona mbetën të plagosur, nëntë prej të cilëve me dëmtime më serioze.

Agjentët e policisë izoluan zonën dhe arrestuan një të dyshuar.

Policia angleze ‘Scotland Yard’, saktësoi se përplasja e ndodhur pasditen e së shtunës nuk është terrorizëm, por aksident rrugor.

I dyshuari për aksidentin u arrestua pak pas ngjarjes duke mos bërë rezistencë. Gjithçka ndodhi rreth orës 15.30 të së shtunës, por fatmirësisht u sqarua se përplasja ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit mbi mjet.

Megjithatë autoritetet angleze po hetojnë në mënyrë të thelluar, për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Më të lexuarat

Tribuna

Email