Vetëvendosje në defansivë totale: Shpendi e braktis Komunën për të konkurruar për deputet
Lajme

Vetëvendosje në defansivë totale: Shpendi e braktis Komunën për të konkurruar për deputet

19 Maj 2017 | 22:06

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat kandidatë për deputetë ende nuk ka përfunduar. Por, njëri nga emrat që gjendet në këtë listë është kryetari i tanishëm i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Vetëvendosje me këtë veprim ka treguar se është në defansivë totale.

Ahmeti për ti hyrë garës për deputet duhet ta braktis komunën e Prishtinës. Lajmin se është në listë të deputetëve e ka bërë të ditur vetë Ahmeti në Facebook.
Ky është statusi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Kosova gjendet para një sfide të madhe e cila mund të kthehet në fitore të madhe për qytetarët e saj. Lëvizja VETËVENDOSJE është rruga e cila Kosovën mund ta çlirojë nga krimi dhe ta dërgojë drejt progresit dhe zhvillimit.

Duke ditur rëndësinë e kësaj gare dhe peshën e çdo vote e cila mund të sjellë ndryshimin, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marr vendim që në këtë betejë të përdorim të gjitha resurset pa kursim. Bashkë ne të gjithë kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në qoftë se prania jonë në listë e rrit lëvizjen edhe për një votë, atëherë ja vlen. Të gjithë ata të cilët pajtoheni me punën tonë të vazhdueshme në Prishtinë e që nuk do të ndalet, të gjithë ata të cilët pajtoheni me qëndrimet tona e të cilat do ti shprehim në çdo forum, dhe të gjithë ata të cilët pajtoheni me angazhimin tonë e i cili veçse do të shtohet, ju ftoj të na përkrahni.

Mos thuani se vota juaj ska rëndësi me arsyetimin se është vetëm një, sepse ne thellësisht besojmë se ne jemi shumicë, por na duhet çdo votë. E çdo votë për Lëvizjen është votë e ndryshimit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email