Veseli: PDK ka platformën më të mirë qeverisëse për komunat e Kosovës
Lajme

Veseli: PDK ka platformën më të mirë qeverisëse për komunat e Kosovës

13 Shtator 2017 | 10:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli,  është takuar sot me kryetarët dhe kandidatët për Kuvendet Komunale në Gjilan, Viti e Ferizaj, për vizionin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se PDK ka platformën më të mirë qeverisës dhe ka kandidatët më kredibilë për Komunat e Kosovës.

Sipas tij, me PDK-në, qytetarët kanë mundësinë që të vendosin për një zhvillim të ri.

“Me kandidatët për kryetarë dhe ata për Kuvendet Komunale, në Gjilan, Viti e Ferizaj, për vizionin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka platformën më të mirë qeverisëse dhe ka kandidatët më kredibilë për Komunat e Kosovës. Me PDK-në, pa asnjë dilemë, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Më të lexuarat

Tribuna

Email