Veseli: Është më mirë me katër mbrojtës
Lajme

Veseli: Është më mirë me katër mbrojtës

07 Tetor 2017 | 12:53

Në ndeshjen e djeshme ndaj Spanjës, trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Christian Panucci, vendosi të luante me një mbrojtje me tre futbollistë dhe me dy anësorë që do të ishin në ndihmë të sulmit, por njëkohësisht edhe do të mbronin.

Por, një skemë e tillë në pjesën e parë nuk rezultoi e suksesshme, pasi kuqezinjtë pësuan tre gola.

Mbrojtësi i kombëtares, Federik Veseli, ka theksuar se është më mirë të luhet me 4 mbrojtës.

“Natyrisht që të luash me tre futbollistë në mbrojtje është e vështirë. Unë personalisht preferoj një mbrojtje me katër lojtarë dhe në ndeshjen me Spanjën, ku moduli i lojës u kthye i tillë, pati më shumë organizim. Por, këto janë zgjedhje të trajnerit dhe duhen respektuar”, ka thënë Veseli.

Më të lexuarat

Tribuna

Email