Veseli: Më 22 tetor PDK do të fitojë shumicën e komunave
Lajme

Veseli: Më 22 tetor PDK do të fitojë shumicën e komunave

09 Tetor 2017 | 15:16

Kryetari i PDK, Kadri Veseli, ka shprehur besimin se partia që ai drejton do të fitojë shumicën e komunave, jo pse ata kanë dëshirë, por pasi që qytetarët e komunave kanë dëshirë që të jetojnë në një komunë të zhvilluar.

Veseli tha se kandidati i PDK-së për të parin e Deçanit, Blerand Kadrijaj është njeri shumë i përgatitur për qeverisjen me këtë komunë.

Kandidati për të parin e komunës së Deçanit, Blerand Kadrijaj, u shpreh se komunës së Deçanit i duhet një udhëheqës që ka përvojë ndërkombëtare dhe që do të punojë në të gjitha sektorët për të cilat ka nevojë komuna.

Kadrijaj vazhdoi duke paraqitur platformën e tij qeverisëse, duke premtuar se komuna e Deçanit do të ketë arsim cilësor, 24 orë ujë të pijshëm, ndërtim të rrjetit të kanalizimit në të gjitha fshatrat, përkrahje të pa rezervë klubeve të margjinalizuara, të cilat sipas tij nuk kanë pasur përkujdesje nga qeverisja e deritashme.

Deputetja nga radhët e PDK dhe kryetarja e degës së PDK në Deçan, Safete Hadërgjonaj, tha se platforma e PDK-së është e bazuar në platformat e komunave ekonomikisht të zhvilluara.

Ajo tha Blerand Kadrijaj është presoni i duhur për një Deçan ndryshe dhe për t’i ndryshuar profilin e komunës.

Hadërgjonaj shtoi se ai do të sjellë deri në fund misionin e kryetarit Kadri Veseli.

Ajo po ashtu theksoi se Deçani duhet të shkëputet nga një qeverisje, e cila nuk i jep perspektivë qytetarit dhe se vetëm me PDK-në e udhëhequr nga Kadri Veseli, dhe kandidati për kryetar Blerand Kadrijaj do të sjellin ndryshime.

Më të lexuarat

Tribuna

Email