Vazhdojnë hetimet e vdekjeve në QKUK (VIDEO)
Lajme

Vazhdojnë hetimet e vdekjeve në QKUK (VIDEO)

19 Shtator 2017 | 19:57

5 perosna kanë humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare ditëve të fundit, por vetëm dy prej tyre po konsiderohen të dyshimta.
Këto të fudnit kanë ndidhur më 7 shtator, nga siq thuhet, ngase kishte komplikime gjatë operacionit.
Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj për Tribuna Channel tha se nuk kanë gjetur një shkak të vërtetë.

E pas këtyre dy vdekjeve , sallat operative të rasteve të ftohta nuk janë duke punuar.
Mirëpo, Gjocaj ka përmendur që operacionet kanë komplikime po ashtu edhe literatura, por ka mohuar dyshimet që vdekjet mund të jetë shkak nga faktori njeri.

Ndërsa sa i përket hulumtimeve ai tha se janë duke bërë hulumtime intensive deri në rezultatet finale.

Gjocaj thotë se anjëri nga familjarët e rasteve të 7 shtatorit nuk është ankuar ose nuk kanë shprehur dyshimet e tyre lidhur me vdekjet e familjarëve në QKUK.
Ndërsa, Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet në lidhje me rastet e vdekjeve të cilësuara si të dyshimta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E Policia ka konfirmuar se po heton edhe të paktën dy raste tjera, që ishin raportuar nga familjarët, po ashtu si vdekje të dyshimta. Në komunikatën e Policisë, thuhet se për vdekjen e një gruaje, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore.

 

Për më shumë ndiqeni kronikën:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email