U mbajt seanca e ish punëtorëve të RTP-së (VIDEO)
Lajme

U mbajt seanca e ish punëtorëve të RTP-së (VIDEO)

19 Shtator 2017 | 19:55

Në gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt sot seanca e ish-punëtorëve të RTP-së.
Ata kërkuan lirimin e pronave të RTP-së,pagimin e ish-punëtorëve dhe punësim të një pjese që kanë mbetu të papunë.
U shprehën shumë të indinjuar për zvarritjen 17 –vjeçare të kësaj lënde.
Hilmi Kastrati, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i RTP-së theksoi se në këtë seancë u kërkuan disa dokumente nga AKP-ja, por theksoi se ky institucion nuk i ka mbrojtur interesat e tyre.

Përfaqësuesi ligjor, Besim Osmani theksoi se kjo seancë ka qenë përgatitore pasi rasti është kthyer në rigjykim nga gjykata e Apelit në Prishtinë.

Shaban Baksi, ish-punëtorë i RTP-së që nga viti 1975 deri në mbylljen e tij, theksoi rëndësinë e këtij mediumi në përçimin e informacionit, kulturës dhe çështjes kombëtare.

Ata u shprehën të kënaqur nga kjo seancë gjyqësore dhe theksuan se është vetëm fillimi në luftën e tyre të gjatë për të fituar të drejtat legjitime.

 

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Më të lexuarat

Tribuna

Email