A do t’ua ndalojë Washingtoni dhe Brukseli vizitat zyrtarëve të korruptuar nga Ballkani?
Lajme

A do t’ua ndalojë Washingtoni dhe Brukseli vizitat zyrtarëve të korruptuar nga Ballkani?

09 Nëndor 2017 | 13:11

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, i cili pak ditë më parë ka qëndruar për vizitë në Kosovë e Serbi, ka bërë një deklaratë të fortë, një ditë më parë në Washington, gjatë një debati me analistë dhe njohës të çështjeve të Ballkanit.

Diplomati Hoyt Yee megjithatë ka qenë shumë i angazhuar rreth Ballkanit ka thënë se Perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre.

Ai ka thënë se liderët e korruptuar të Ballkanit nuk duhet të ftohen për vizita as në Washington as në Bruksel.

“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime. Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”, ka thënë Yee.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email