Trump e Putin takohen sot në Vietnam
Lajme

Trump e Putin takohen sot në Vietnam

10 Nëndor 2017 | 8:53

Një takim tjetër mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump do të zhvillohet sot në Vietnam, në kuadër të samitit të Forumit të vendeve të Azi Paqësorit (APEC), theksoi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Ouchakov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ky takim do të zhvillohet më 10 nëntor”, deklaroi Ouchakov, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve TASS, duke shtuar se ora e takimit po diskutohet.

Kremlini e gjykoi dje shumë të mundshëm këtë takim mes presidentit rus dhe homologut amerikan, i dyti që prej betimit të Donald Trump në muajin janar.

“Putin dhe Trump do të marrin pjesë në të njëjtin samit. Kjo është dhe arsyeja e këtij takimi”, deklaroi për shtypin Ouchakov.

“Më e rëndësishme është që do të ketë çështje mbi të cilat do të disktohet duke filluar nga Siria dhe për të përfunduar me Korenë e Veriut”, theksoi ai.

Samiti i vendeve të Azi Paqësorit (APEC) do të zhvillohet në Danang, në qendër të Vietnamit. Dy drejtuesit u takuan për herë të parë në muajin korrik në kuadër të samitit të G20-s në Hamburg, në Gjermani, për një diskutim që zgjati rreth dy orë e gjysmë.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë vazhdojnë të jenë jo të mira që prej zgjedhjes së Donald Trump si president, në sfondin e krizës në Ukrainë, luftës në Siri dhe akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Më të lexuarat

Tribuna

Email