Trump i dërgon letër Thaçit për 10 vjetorin e Pavarësisë
Lajme

Trump i dërgon letër Thaçit për 10 vjetorin e Pavarësisë

13 Shkurt 2018 | 9:44

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë urimin e presidentit amerikan Donald Trump për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

 Thaçi mori letrën e urimit nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Takimit mes Thaçit dhe ambasadorit amerikan u zhvillua sot, por ka qenë i mbyllur për media.

Përveç dorëzimit të kësaj letre, nuk dihet për çfarë tjetër është diskutuar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email