Totaj përshkruan vetën se si ka qenë si fëmijë
Lajme

Totaj përshkruan vetën se si ka qenë si fëmijë

13 Janar 2018 | 20:14

Shaqir Totaj, i lindur në Prizren me nostalgji kujton  vendin ku është rritur, e po ashtu edhe laxhën  se  ku ka lozur me  shokët e tij.

Gjatë emisionit N’Ecje në Tribuna Channel e përshkruan vetën se si ka qenë si fëmijë.

“Kam qenë shumë  fëmijë i lazdruar,  dhe kjo ndoshta ka qenë së prindërit e mi nuk kanë pasur fëmijë 14 ose 15 vjet pas martese”… shtoi Totaj.

Në laxhen ku ai u lind Totaj thotë se kanë jetuar që nga viti 1960 e deri në vitin 1967.

E në shkollë ai thotë se gjithmonë e përcjellte gjyshja e tij, meqenëse prindërit  i kishte në gurbet.

Ai thotë se gjyshja e tij ishte kujdesur gjithherë për të.

Më të lexuarat

Tribuna

Email