Thaçi: Specialja nuk mund të shfuqizohet
Lajme

Thaçi: Specialja nuk mund të shfuqizohet

09 Shkurt 2018 | 19:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkoi në Amerikë në Lutjet e Mëngjesit, kjo vetëm pasi lëshoi pe për Gjykatën Speciale.

Edhe nga atje ka deklaruar se ajo nuk shfuqizohet, ngase sipas tij, Kosova ka marr obligimet që do i qon para.

Thaçi thotë se me arritjen e një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova do bëhet anëtare e OKB’së e kështu sipas tij, Kosovën do e njohin edhe 5 vendet që nuk e kanë njohur,

Kur përmendi edhe Demarkacionin, thotë se beson që ai do kalojë në ditët e ardhshme.

“Është nevojë urgjente kalimi i tij, por edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai./GazetaTribuna/.

Më të lexuarat

Tribuna

Email