Takohen Veseli, Haradinaj, Limaj dhe Rugova (VIDEO)
Lajme

Takohen Veseli, Haradinaj, Limaj dhe Rugova (VIDEO)

12 Gushtë 2017 | 21:15

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj kanë zhvilluar sot një takim me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës.
Sipas raportimeve mediale temë kyçe e këtij takimi ishte formimi sa më shpejt i institucioneve të Republikës, të cilat edhe pas tri vazhdimeve të seancave nuk po rezultojnë me sukses.
Në të njëjtin vend kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s, Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi.

Pas takimit nuk pati ndonjë prononcim për media.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në humor tha; “Mëngjes i mirë, por pak nxehtë…” duke mos dashur që të flasë më shumë për takimin.
Se prezenca e Ukës rikonfirmoi edhe njëherë votën e Teutës pro koalicionin PAN e thotë edhe Dardan Gashi.

Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për media tregoi rëndësinë që pati ky takim.
“Po, është diskutuar për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai, duke shtuar se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së.

Ndërsa vota e Teuta Rugovës dhe Labinot Tahirit janë votat finale që do formonin qeverinë Haradinaj.
Të hënën në ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Por mospjesëmarrjen e kanë konfirmuar zyrtarë të koalicionit PAN

Më të lexuarat

Tribuna

Email