Svarqa realizon dy projekte infrastrukturore (VIDEO)
Lajme

Svarqa realizon dy projekte infrastrukturore (VIDEO)

11 Tetor 2017 | 20:08

Komuna e Ferizajt në vazhdën e aktiviteteve infrastrukturore ka realizuar dy projekte kyçe për banorët e fshatit Mirash dhe atij të Softajt.
Fillimisht kryetari Svarça ndaloi në fshatin Mirash për të përcjell nga afër rrënimin e objekteve të cilat janë liruar nga banorët e fshatit, për tu zgjeruar rruga e cila do të jetë në një gjatësi prej 9 km dhe në një gjerësi prej 6 metrash.
Ai deklaroi se me pajtimin e banorëve të fshatit janë shpronësuar pronat e tyre për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.

Përfaqësuesi i fshatit Mirash, Taip Bytyqi, deklaroi se ky projekt është realizuar në saje të bashkëpunimit që e kanë pasur me Komunën e Ferizajt dhe pret që edhe të tjerë banorë t’i lirojnë pronat e tyre.

Më tej Svarça vazhdoi për të shikuar nga afër asfaltimin i cili ka filluar në fshatin Softaj, për të cilin projekt tha që është i një rëndësie të veçantë, pasi më herët nuk pasur projekte të tilla infrastrukturore në këtë fshat.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i fshatit Softaj, Fadil Lipovica u shpreh i kënaqur me këtë projekt të komunës i cili sipas tij do ta lehtësoj jetën e banorëve të kësaj ane.

Aktivitete të tilla infrastrukturore pritet të ketë edhe në ditët në vijim nga ana e Komunës së Ferizajt.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email