Surdulli: Do të krijojmë përspektiv për qytetarët e Kamenicës
Lajme

Surdulli: Do të krijojmë përspektiv për qytetarët e Kamenicës

14 Nëndor 2017 | 22:14

Kandidati i LDK-se për kryetar të komunës së Kamenices, Shaip Surdulli, në emisionin Tribunë Zgjedhore me Sejdi Demiri, në Tribuna Channel, deklaroi se nuk e ka kritikuar kurrë Vetevendosjen por është përqendruar te programi i tij. Ai tha se qëllim ka kthimin në pushtetin lokal dhe se do të mundohen të bëjnë klimë të mire për të krijuar vende pune në sektorin privat.

Ai theksoi se do ta hap zyrën për zhvillim ekonomik, gjithmonë duke e pasur parasysh bashkëpunimin me bizneset lokale.

Surdulli shpreson se me kete projekt do te rritet perspektiva e te rinjve per te qendruar ne vendin e tyre. Numri i te papuneve ne Kamenice, sipas tij, nuk dihet mirepo ai tha se do te mundohen qe gjate mandatit kater vjeçar te krijojne sa me shume vende te lira pune.

Më të lexuarat

Tribuna

Email