Surdulli: Do ta udhëheqim përsëri Kamenicën
Lajme

Surdulli: Do ta udhëheqim përsëri Kamenicën

14 Nëndor 2017 | 23:02

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Kamenices, Shaip Surdulli, në emisionin Tribunë Zgjedhore, me autor Sejdi Demirin në Tribuna Channel, deklaroi se komuna nuk ka mbetur asnjëherë pa kompani të mirëmbajtjes së rrugëve pasi, sipas tij, planifikimi është bërë shumë më parë.

Për kulturën, Surdulli tha se do të ndajne një buxhet, pasi ka aktivitete që janë tradicionale.

“Numri i disa ansambleve ka rënë për shkak të mungesës së mbështetjes së komunës, gjë e cila do të ndryshoj në mandatin e ardhshëm. Do ta ndihmojmë fuqishëm edhe sportin. Ndërsa, të rinjtë do t’i ndihmojmë me bursa për studime si dhe do t’i ndihmojmë bizneset të cilat i marrin të rinjtë në praktikë qoshin ata nga shkolla e mesme apo fakultetet. Aktualisht nuk ka hapësira sportive, mirëpo nëpër shkolla ka palestra sportive të cilat shfrytëzohen në vazhdimësi. Palestra sportive është fuksionale ku zhvillohen aktivitetet e sportistëve.”

Surdulli tha, gjithashtu, se LDK-ja do ta udhëheq përsëri Komunën e Kamenicës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email