Surdulli: Do ta rrisim buxhetin për bujqësinë
Lajme

Surdulli: Do ta rrisim buxhetin për bujqësinë

14 Nëndor 2017 | 22:31

Kandidati i LDK-se për kryetar të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, në emisionin Tribunë Zgjedhore, me autor Sejdi Demirin në Tribuna Channel, deklaroi se ndriçimi, si shërbim dhe obligim i komunës, ka punuar shumë për këtë çështje jo vetëm në qytet por edhe në fshatra.

“Gjate katër viteve të kaluara ka munguar mirëmbajtja dhe pjesë të ndriçimit nuk kane punuar. Ne do ta bëjmë zgjerimin e sistemit të ndriçimit publik. Ne kemi punuar mjaftë për asfaltimin e rrugëve të qytetit, po ashtu nëpër fshatra. Tani, sipas tij, ka me pak rrugë që duhet të asfaltohen duke paraparë që të gjitha rrugët lokale të asfaltohen. Fshatrat e Malësisë kane kushte të  mira për jetesë pasi nuk janë fshatra të thata mirëpo ka pasur shpërngulje të popullatës shumë më pak nga këto vise, sidomos pas luftës në Kosovë. Do ta ndihmojmë bujqesinë dhe do ta rrisim buxhetin deri në trefish për subvencionimin e bujqëve.” përfundoi Surdulli

Më të lexuarat

Tribuna

Email