Smakiqi: Tash që Daçiçi këndoj tyrqe a u ba turk ?
Lajme

Smakiqi: Tash që Daçiçi këndoj tyrqe a u ba turk ?

12 Tetor 2017 | 18:36

Anëtari më i ri i Nisma për Kosovën, Xhevdet Smakiqi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se tek ne ende dominon sjellja inferiore ndaj mikut dhe servilizmi ndaj armikut.

Më tej Smakiqi kërkon që kryeministri Haradinaj ta inicioj Doktrinën e Politikës së Jashtme të Kosovës dhe të harmonizuar me Shqipërinë.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Te ne ende po dominon sjellja inferiore ndaj mikut dhe servil ndaj armikut.
Jemi jo stabil der në masën saqë kjo sjellje po na pamundëson të mbajmë miq dhe të zbutim pasojat e armiqëve.
Tash po vajtojmë pse Vuçiçi e Daçiçi po e nxjerrin ajkën e Lindjes Islame, mjaltën e Rusisë dhe Torten e BE-së.
Ne me inferioritet shumë vështirë të nxjerrim diçka ,po izolohemi në dalldisjen tonë iliro- islame.
Po insistoi qe Kryeministri Ramush Haradinaj,të incioi dhe aprovoi Doktrinën e Politikës së Jashtme të Kosovës dhe të harmonizuar me Shqipërinë.
Xh.S #përdoktrinënepolitikëssëjashtme

Më të lexuarat

Tribuna

Email