Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak Gjykata Speciale
Lajme

Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak Gjykata Speciale

12 Janar 2018 | 18:17

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ishte paraparë të mbahet për të hënën, më 15 janar, është shtyrë.

Eshtë konfirmuar se kjo mbledhje e cila ishte paraparë të mbahej të hënën është shtyrë për ditën e mërkurë.

Në këtë mbledhje pritej të shqyrtohej përsëri futja në rend të ditës e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Për shtyrje ka njoftuar edhe Kuvendi:

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritej të shqyrtohej përsëri futja në rend të ditës e shfuqizimit të Gjykatës Speciale e cila ishte caktuar të mbahet më 15 janar, tani është shtyrë për të mërkurën.

Kuvendi ka lëshuar një komunikatë që thotë se mbledhja e Kryesisë do të mbahet më 17 janar.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahet të hënën, më 15 janar 2018, do të mbahet të mërkurën, më 17 janar, në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës Kuvendi i Kosovës ka dërguar një agjendë ta takimit të kryesisë së Kuvendit  të datës 15 ku nuk ka figuruar kjo pikë por pjesëmarrës të takimit të Kryesisë me Grupet Paralamentare kanë konfirmuar se përsëri po provohet të përsëritet nata e 22 dhjetorit ku u tentua të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale.

Më të lexuarat

Tribuna

Email