Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta konfirmojmë se është vrarë lider i ISIS-it
Lajme

Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta konfirmojmë se është vrarë lider i ISIS-it

11 Korrik 2017 | 16:20

Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta verifikojnë menjëherë lajmin se lideri i Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë.

“Çfarë do lajmi të kësaj natyre ne e shikojmë me kujdes,” ka thënë Sebastian Gorka, zëvendës-asistent i presidentit Donald Trump, për Fox News, transmeton Express.

Ai ka thënë se lajmi do të verifikohet.

“Do ta verifikojmë atë. Do t’i shqyrtojmë informatat e inteligjencës dhe do të dalim me një deklaratë kur t’i kemi faktet e nevojshme,” ka thënë ai.

Kanali televiziv “Al Sumaria” ka raportuar një burim duke konfirmuar vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadi brenda provincës irakiane të Nineveh.

Kanali i lajmeve ka thënë se pasardhësi i tij do të emërohet së shpejti. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi në qershor se kreu i IS dhe 30 të armatosur ishin vrarë nga një aeroplan rus në Siri në maj.

Më të lexuarat

Tribuna

Email