Shtatë deputetët e rinj në Kuvend (VIDEO)
Lajme

Shtatë deputetët e rinj në Kuvend (VIDEO)

13 Shtator 2017 | 20:07

KQZ ka miratuar rekomandimi për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn. Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limajn,  Enver Hoti në vend të Enver Hoxhajt,  Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishen, ndërsa Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn. Imet Rrahmani e zëvendëson Behgjet Pacollin dhe Bahrim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin.

Sami Hamiti anëtar në KQZ tha se plotësohen të gjitha konditat ligjore për zëvendësimin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kërkesa për emërimin e deputetëve të rinj është miratuar me shumicë votash.

Zëvendësimi i këtyre kandidatëve ka ndodhur për shkak të marrjes së posteve ekzekutive nga ana e deputetëve.

Ndiqeni kroniken e plote:

Më të lexuarat

Tribuna

Email