Shpend Ahmeti nis fushatën, takohet me banorët e Hajvalisë (Foto)
Lajme

Shpend Ahmeti nis fushatën, takohet me banorët e Hajvalisë (Foto)

20 Mars 2017 | 22:06

ryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nisur qysh tani të mendojë edhe për një mandat të dytë në këtë post.

Ai ka filluar takimet me banorët e kryeqytetit, pasi që tashmë pritet edhe konfirmimi që ai do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, transmeton lajmi.net

Në një postim në facebook, ai e ka konfirmuar se sot ka pasur takim me banorët e Hajvalisë të cilët i ka falenderuar për pjesëmarrje.

“Sapo pata një takim me banorët e Hajvalisë. Falemnderit qytetarëve për pjesëmarrje“, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ahmeti disa herë në komunikimet publike është shfaqur i bindur se do ta fitojë Prishtinën për herën e dytë, pasi sipas tij ka arritur t’i përmbushë shumicën e premtimeve. /Lajmi.net/

Më të lexuarat

Tribuna

Email