Selim Pacolli: Rindërtimi i platosë mbi Kurriz duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë
Lajme

Selim Pacolli: Rindërtimi i platosë mbi Kurriz duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

09 Tetor 2017 | 13:51

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në një konferencë për medie deklaroi se me marrjen e qeverisjes së Prishtinës renovimi i platosë mbi Kurriz do të përfundoj njëherë e përgjithmonë.

“Në mbikalimin lartë, akoma nuk janë përfunduar punët edhe pas katër viteve që janë nisur, sigurisht që komuna dhe menaxhmenti i saj e dinë më së miri, mirëpo qytetarët janë në rrezik” tha Pacolli.

Ai më tutje shtoi se çdo ditë qytetarët ankohen se janë të kanosur nga rreziku nga këto rindërtime dhe sigurisht se kjo gjatë mandatit të tij në asnjë mënyrë nuk do të tolerohet.

Më të lexuarat

Tribuna

Email