Sejdiu: I qëndroj besnik qëndrimit fillestar anti-PAN
Lajme

Sejdiu: I qëndroj besnik qëndrimit fillestar anti-PAN

12 Gushtë 2017 | 12:23

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka reaguar ndaj deklaratave se subjekti në të cilin gjendet (AKR), do ta votojë Kryetarin dhe Qeverinë e propozuar nga koalicioni PAN.

Ai thotë se nuk ka lëkundje tek deputetët e AKR-së, dhe ata mbesin në pozicionimin e tyre fillestar, dhe pjesë përmbajtesore e LAA-së

Sejdiu u shpreh se ka garuar që të jetë pjesë e legjislativit e jo të ekzekutivit, duke shtuar se do të qëndroj në postin e deputetit.
Ai shtoi se të gjithë deputetët kanë për obligim të vendosin në të mirë të vendit dhe qytetarëve, dhe PAN në formatin aktual sipas Sejdiut nuk është në të mirë të vendit dhe qytetarëve

“Unë kam garuar që të bëhem pjesë e legjislativit dhe jo ekzekutivit të vendit. Pra, qëllimi im është që të qëndroj në postin e deputetit. Unë nuk dua të komentoj raste hipotetike, por nga fillimi kam thënë që vota ime nuk do të shkoj drejt një koalicioni ku në përbërje është PAN-i në formatin aktual. Të gjithë deputetët kanë për obligim të vendosin në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Kurse, PAN në formatin aktual nuk është në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Kjo aq me tepër e ngarkon LAA-në dhe LVV-në me pergjegjësi morale shtesë që t’i bashkojnë forcat në mënyrë urgjente dhe të mendojnë për të mirën e vendit e jo për interesa të ngushta partiake ose personale.” tha ndër të tjera Sejdiu. Transmeton Gazeta Tribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email