Seanca e re e Kuvendit javën e ardhshme, Demarkacioni nuk është në rend dite
Lajme

Seanca e re e Kuvendit javën e ardhshme, Demarkacioni nuk është në rend dite

07 Dhjetor 2017 | 16:15

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten e javës së ardhshme.

Por, ratfikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të jetë në rend dite.

Kjo pasi, Marrëveshja e Demarkacionit, së pari do të shqyrtohet nga Komisioni për Punë të Jashtme për t’u proceduar më pas në Kuvend.

Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Seanca e re do të fillojë të enjten tjetër nga ora 10:00

Pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,

 Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të  Bordit për Ankesa.

Më të lexuarat

Tribuna

Email