Sami Kurteshi: Nuk bëjmë koalicion me vrasës
Lajme

Sami Kurteshi: Nuk bëjmë koalicion me vrasës

18 Maj 2017 | 9:07

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka komentuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike. Ai përmes një postimi në “facebook” është shprehur se nuk ka koalicion me ata që falin territory, që formojnë “zajednica” dhe nuk ka koalicion me vrasës.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka për qëllim marrjen e pushtetit me cdo kusht, por ndryshimin e gjendjes në vend.

Postimi i plotë:

“LVV nuk mund te beje koalicion me krimin, korrupcionin, kapjen e shtetit, me ata qe falin territor, me krijuesit e ‘zajednices’, me vrasesit ne formen e pdk-se dhe te ldk-se!
Qellimi i LVV nuk eshte pushteti me cdo kusht, por ndryshimi i gjendjes ne Kosove me cdo kusht.
Nuk ka koalicion as parazgjedhor e as paszgjedhor, me ata qe nuk e kane synim ndryshimin por vetem pushtetin.
#Bashkë është e mundshme#“ ka shtuar Kurteshi

Më të lexuarat

Tribuna

Email