Rrugët e Kosovës janë të kalueshme
Lajme

Rrugët e Kosovës janë të kalueshme

07 Tetor 2017 | 13:24

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të kësaj ministrie janë të kalueshme, pavarësisht rënies së borës gjatë natës së kaluar.

Ministri Pal Lekaj ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës ka angazhuar të gjithë drejtorët që të jenë në krye të detyrës dhe bashkë me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të mos lejojnë asnjë befasi, e cila mund t’iu shkaktojë probleme qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në komunikacion.

“Të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme. Në rrugët kodrino -malore është intervenuar, si në akset rrugore Pejë – Kullë, Pejë – Rugovë, Kaçanik – Hani i Elezit ka pasur rrëshqitje të gurëve të cilët janë pastruar, Brezovicë, Prevallë, Glloboçicë dhe Zhur-Dragash. Është intervenuar dhe po vazhdon puna në largimin e drurëve të rrëzuar nga erërat e fuqishme në drejtimet, Dragash-Restelicë, Dragash – Brod dhe Dragash – Zaplluzhë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email