Renovohet  Parku i Qytetit në Prishtinë
Lajme

Renovohet Parku i Qytetit në Prishtinë

12 Shtator 2017 | 12:18

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të renovojë njërin nga katër parqet e qytetit, i cili është në shërbim të qytetarëve dhe i cila vazhdimisht vizitohet nga qytetarët.

Parku në qendër të Prishtinës me lodra të pa përdorshme qe një kohë të gjatë dhe me pamje jo të mirë do të renovohet me mbështetje të TIKA-së.

Me anë të punimeve, të cilat do të realizohen me renovimin e lodrave dhe rregullimin e ambientit parku do ta fitojë një pamje të re gjithashtu në këndin e lodrave do të ekzistojnë edhe hapësira për fëmijë me aftësi të kufizuar.

Parku, i cili do t’i mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuar të kalojnë kohë edhe me fëmijët e tjerë do të jetë i pari i këtij lloji në Prishtinë.

Punimet e filluara nga TIKA planifikohen të përfundojnë brenda dy muajve dhe menjëherë pas përfundimit të punimeve të bëhet edhe hapja e saj.

Ndryshe, në takimet e realizuar gjatë këtij viti në mes të Komunës së Prishtinës dhe TIKA-së janë shqyrtuar kërkesat primare në përmirësimin e infrastrukturës sociale, shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të cilat mund të realizohen bashkërisht.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email