Ramiz Lladrovci komenton emërimin e Isa Xhemajlit zëvendësministër
Lajme

Ramiz Lladrovci komenton emërimin e Isa Xhemajlit zëvendësministër

14 Nëndor 2017 | 16:07

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar emërimin e Isa Xhemajlit zëvendësministër të Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se ky emërim nënkupton si shpërblim për të dështuarin.

“Emërimi është sipas parimit “shpërble të dështuarit”, të instaluar në praktikën e re politike të Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Ai më tutje ka treguar se kundërkandidati i tij nuk e ka uruar fare pasi është shpallur fitues i zgjedhjeve.

“Është mirë për komunën tonë të Drenasit me pas bartës të përgjegjësive në nivel qendror, edhe ministra edhe zëvendësministra, i uroj sukses gjithsesi. E uroj edhe pse ai s’më ka uruar në krye të komunës”, ka treguar Lladrovci.

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja dhe Isa Xhemajli nga Nisma kanë qenë kandidatë për kryetar të Drenasit, të cilin e ka fituar Lladrovci me shumicë të votave.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email