Rama e Thaçi për bashkimin kombëtar me leje të ndërkombëtarëve
Lajme

Rama e Thaçi për bashkimin kombëtar me leje të ndërkombëtarëve

21 Prill 2017 | 12:55

Profesori i të drejtës ndërkombëtare në të ashtuquajturin Universitet serb i Prishtinës i cili gjendet në Mitrovicën veriore, Dejan Mirovic konsideron se kërcënimet me Shqipëri të Madhe nuk do të dëgjoheshin nga Tirana dhe Prishtina sikur bashkësia ndërkombëtare të mos iu kishte dhënë dritë të gjelbër për këtë.

“Përvoja ka treguar se faktori shqiptar kurrë nuk luan vetëm. Për këtë më duket se kjo lojë është e koordinuar ose me Brukselin ose me Uashingtonin. Kosova nuk është subjekt i pranuar ndërkombëtarisht, gjegjësisht nuk është anëtare e KB”, ka thënë Mirovic për portalin rus në gjuhën serbe “Sputnjik”, përcjell gazetametro.net.

Ai ka vlerësuar se, “nëse diçka e tillë ndodh si precedent, Ballkani do të ishte kthyer në shekullin e mesëm”, duke shtuar se “shtrohet pyetja, çka do të ndodh me pjesën veriore të Kosovës, e cila nuk është kyçur në sistemin e Kosovës së vetëshpallur”.

Mirovic ka përkujtuar se “bashkësia ndërkombëtare shumë herë i ka shkelur rregullat e vendosura, siç është rasti nga viti 1991 kur Komisioni i Badinter’it i njohu kufijtë republikan të RSFJ’së, e më pas kjo rregull u shkel.

“Rreziku nga efekti domino ekziston, por këtu ka shumë pyetje pa përgjigje. Në çdo rast, nuk është mirë që të hapet kutia e Pandorës”, pretendon ai. /gazetametro.net

Më të lexuarat

Tribuna

Email