Qindra miliona euro në komunat e AAK’së (VIDEO)
Lajme

Qindra miliona euro në komunat e AAK’së (VIDEO)

09 Shkurt 2018 | 19:56

Ramush Haradinaj po shpërndan milionat në komunat ku qeveriset nga anëtarët e partisë së tij.

Për vazhdimin e punës në magjistralen Prishtinë-Pejë, kjo Qeveri i ndau 80 milionë euro, ndërsa për Dukagjinin ka paralajmëruar një autostradë të re.

Para pak ditësh u premtuan 3 milionë euro për komunën e Obiliqit nga ministri Pal Lekaj për vitin 2018.

Ndërsa së bashku me ministrin Kujtim Gashi dhe ministren Albena Reshitaj gjatë një vizite në komunën e Gjakovës, nënshkruan 5 marrëveshje, ku parashihen rreth 14 milionë euro investime.

“Pranvera që po vie do të jetë punishte e madhe për Gjakovën, ne sot nënshkruamë me kryetarin e Gjakovës, z.Gjinin një memorandum për bashkëfinancim që i bëhet Gjakovës në vlerë prej 14 milionë euro”

Kurse Deçani do të përfitojë 8 milionë euro, të cilat do të jenë për projekte lokale që i lidhin fshatrat e kësaj komune.

“ Ne nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Deçanit dhe u zotuam që këto projekte nuk do të stërzgjaten, do të jemi të saktë dhe me kohë në përfundimin e tyre”

Në zonën e Dukagjinit duken të jenë fillimi i përmbushjes së premtimeve që kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë muaj më parë para bashkëvendësve.

“Ka ardhur koha e Dukagjinit. Është koha që kjo trevë e jona të hyjë në hartën e zhvillimit. Po dua me thënë që, Dukagjini tash është në rend dhe kemi me i ecë punët e kësaj treve përpara”

Të kontaktuar nga Tribuna Channel, organizata joqeveritare INDEP dhe GAP nuk janë shprehur të gatshëm të japin komente për këto çështje.

Ndërkohë, zyrtarët e Komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga Vetëvendosje kanë thënë se ende nuk kanë dërguar ndonjë projekt në Qeveri për të parë nëse do u miratohet buxheti ose jo./GazetaTribuna/.

Më të lexuarat

Tribuna

Email