Qeveria ndan 31 mijë euro për ish-stafin e “Civilna Zashtitës”
Lajme

Qeveria ndan 31 mijë euro për ish-stafin e “Civilna Zashtitës”

19 Prill 2017 | 11:14

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 31 mijë euro për integrimin e personelit nga fond i kontingjentit për mbrojtjen civile.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha me këtë rast se me këtë vendim po i jepet fund integrimit të strukturës “Civilna Zashtita”, raporton Indeksonline.

Për shumë vite kjo strukturë është vlerësuar si paralele me veprim në veri të Kosovës.

Tutje në mbledhjen e sotme është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë në rast të fatkeqësive natyrore dhe të tjera.

E ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se ky projekt ka për qëllim rritjen e kapaciteteve si dhe të vetëdijes për të reaguar sa më shpejt në rast të fatkeqësive.

“Ky projekt ka për qëllim të ndihmoj në rritje të kapaciteteve si dhe të reagoj sa më shpejt në rast të fatkeqësive si dhe masat parandaluese për tu mbrojtur nga fatkeqësitë që vijnë qoftë nga faktori njëjti qoftë nga shkaqet natyrore” tha Hyseni. /Indeksonline/

Më të lexuarat

Tribuna

Email