Qeveria injoron seancën e jashtëzakonshme (Video)
Lajme

Qeveria injoron seancën e jashtëzakonshme (Video)

10 Shtator 2017 | 21:28

Kuvendi i Kosovës ka nisur dhe përfunduar një tjetër seancë të jashtëzakonshme me kërkesën e partive politike opozitare, por pa praninë e kabinetit qeveritar dhe deputetët e partitive politike në pushtet. LDK-ja dhe Vetëvendosje akuzuan Qeverinë e porsa formuar për mos pjesëmarrje, teksa paralajmëruan se do të jenë kundërshtarë të ashpër të saj.

 

Koalicioni PANA nuk mori pjesë në seancën e thirrur nga opozita. Por një debat filloi edhe pa ta.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qeveria e sapozgjedhur nuk ka program dhe nuk ka marrëveshje, por ka program vetëm për t’i ndarë ministritë dhe qeverinë.

Ai ka kritikuar Qeverinë e re që Listës Serbe ia dha Ministrinë e Bujqësisë.

Kurti ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës që mos të sjellë në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë ai, tema e ligje të rëndësishme, pasi, sipas tij, nuk do të kalojnë.

 

 

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës u formua në bazë të pazareve politike.

Ai ka thënë se nga sot Kosova po hyn në një krizë të thellë politike.

 

 

E kjo deklaratë e Hotit nxiti reagimin e deputetit të vetëm të pozitës që ishte në sallë, Miaim Zekës, i cili përdori fjalor banal derisa po replikonte me deputetin Avdullah Hoti.

 

 

Ndërsa kryetari i Kuvendit reagoi duke ia ndalur mikrofonin dhe përjashtuar nga salla deputetin Zeka.

 

 

Më pas shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që seanca të shtyhet për ditën e martë, por kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nuk dihet se a do të vendoset për vazhdimin e saj ditën e martë, apo ndonjë ditë tjetër.

 

 

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email