Qershori i këtij viti, më i nxehti i dy viteve të fundit
Lajme

Qershori i këtij viti, më i nxehti i dy viteve të fundit

11 Korrik 2017 | 12:50

Krahasuar këtë qershor me qershorin e vitit 2015 është vërejtur ngritje e temperaturave për rreth dy gradë Celsius. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas Besim Aliut nga ky institut, temperaturat më të larta deri më tani të shënuara për këtë vit kanë qenë me datën 30 qershor dhe 1 korrik ku maksimalja është shënuar në Prizren me 36 gradë Celsius, dhe në Prishtinë me 35 gradë Celsius.

Ai tha për KosovaPress se në pjesën tjetër të vendit gjatë datës 30 qershor dhe 1 korrik temperatura më e lartë është shënuar 34 grandë Celsius.

Gjatë kësaj jave është parashikuar të ketë intervale të gjata me diell ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Më të lexuarat

Tribuna

Email