Qëndron Kastrati braktis studion në Tribuna Channel, mësoni arsyen (Video)
Lajme

Qëndron Kastrati braktis studion në Tribuna Channel, mësoni arsyen (Video)

14 Nëndor 2017 | 15:53

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lëshuar studion në televizionin Tribuna Channel, sapo emisioni Tribunë Zgjedhore ka filluar të xhirohet.

Kastrati, me të filluar emisioni ka dhënë arsyet e tij përse nuk qëndron në emision përball kundër kandidatit të tij nga radhët e LDK-së, Shaip Surdulli.

Kështu, emisioni ka vazhduar xhirimet vetëm me Surdullin, madje Kastrati para se të braktiste tha se nuk do përballet më asnjëherë me Surdullin në asnjë debat.

Fushata për balotazhin zgjatë pesë ditë. Të dielën, më 19 nëntor votohet.

Emisioni i xhiruar, për shkak të agjendave të kandidatëve (ndryshe që gjithmonë transmetohet live), e edhe arsyen përse e ka braktisur studion, mund ta ndiqni sonte, e martë, duke filluar në orën 20 e 45./ Tribuna Channel

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email