“Pulse of Europe” fillon manifestimet edhe në Prishtinë
Lajme

“Pulse of Europe” fillon manifestimet edhe në Prishtinë

21 Prill 2017 | 16:47

Pas Gjermanisë dhe disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, manifestimi “Pulse of Europe”, duke filluar nga kjo javë, do të organizohet edhe në Prishtinë.

“Pulse of Europe” është një manifestim që është inicuar pas daljes në skenën politike evropiane të tendencave kundër BE-së dhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Tendencat e tilla anitevropiane janë vërejtur më së shumti tek partitë e djathta ekstreme në Holandë, por dhe në Francë.

Manifestimet “Pulse of Europe” janë mbipartiake dhe promovojnë pikërisht vlerat dhe proceset integruese evropiane.

Në Kosvoë manifestimi i parë mbahet në sheshin Skenderbej këtë të dielë nga ora 14:00 deri në orën 15:00.

Organizatorët, një grup të rinjësh studentë: Vlora Duraku, Gentiana Krasniqi dhe Vjosa Çerkini kanë ftuar qytetarët nga e gjithë Kosova që të jenë pjesë e këtij tubimi, i cili aktualisht mbahet të dielave në 60 qytete të shteteve të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian.

Kosova e cila aspiron integrimet evropiane dhe heqjen e vizave, është shumë e rëndësishme të mbështesë një iniciativë të tillë, e cila mbron dhe promovon vlerat evropiane në gjithë kontinentin e Evropës, thotë njëra nga organizatoret, Vlora Duraku.

“Kjo iniciativë mbarë evropiane që tani po vjen në Kosovë, jep sinjalet që Kosova është pro vlerave dhe integrimeve evropiane” shton ajo.

Pulse of Europe është themeluar në vitin 2016 në Frankfurt . Këto organizime nuk i përkasin asnjë partie politike pasi organizata është iniciativë qytetare e pavarur me qëllim që të dëgjohet zëri evropian.

“Pulse of Europe” me seli në Frankfurt am Mein të Gjermnisë, nga data 7 prill 2017 nga një iniciativë qytetare, siç ishte në fillim, është shndërruar dhe regjistruar tani në një shoqatë.

Manifestimi në Prishtinë mbahet pikëristh me mbështetjen e selisë së kësaj shoqate nga Frankfurti i Gjermanisë

Më të lexuarat

Tribuna

Email