Pse u nervozua Luta kur e pyesin për Vjosa Osmanin?
Lajme

Pse u nervozua Luta kur e pyesin për Vjosa Osmanin?

19 Maj 2017 | 14:39

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri nuk tregon nëse deputetja e këtij subjekti Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit.

Emri i kësaj të fundit është përfolur shumë se e njëjta nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK’së për shkak të kundërshtimeve që Osmani i ka bërë drejtuar kryesisht kryetarit të LDK’së Isa Mustafës.

Megjithatë Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka dhënë qëndrimin e saj apo të prononcohet në media për spekulimet rreth kandidimit të saj si deputete.

Për çështjen listës, për Express ka fol nënkryetari i LDK’së Klutfi Haziri i cili tregoi se mbrëmë në Këshillin e Përgjithshëm është votuar kandidati për Kryeministër dhe lista.

“Unë jam në Gjilan…të gjitha propozimet e Degëve janë diskutu mbrëmje ne Keshillin e Përgjithshëm dhe është votuar mbështetja për kandidatin për Kryeministër dhe listën. Kryetari dhe lidershipi LDK janë duke punuar në përfundimin e strategjisë dhe listës finale, ne kemi morte se kemi humb një koleg të dashur. Në vend të ngushëllimeve ju po interesoheni për të gjallët”, u shpreh Haziri.

Ndërkaq, në media po ashtu është raportuar se edhe dy deputetët kundërshtues të Demarkacionit, Adem Salihaj dhe Shpejtim Bulliqi nuk janë përfshirë në këtë listë.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë koalicion me AKR-në e Pacollit dhe Alternativën.

Së fundmi në këtë subjekt kanë aderuar edhe ish opinionist dhe biznesmen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email