Propozohet edhe një seancë për buxhetin 2018, konfrontim në mes deputetëve
Lajme

Propozohet edhe një seancë për buxhetin 2018, konfrontim në mes deputetëve

07 Dhjetor 2017 | 11:18

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se nuk e din se si mund të thirret seancë për ditën e dielë kur koalicioni qeverisës në ditë pune nuk i ka votat për ta miratuar projektbuxhetin e vitit 2018.

“Nuk e di qysh ka me kalu buxhetin në ditë pushimi kur s’po munet me kalu në ditë të punës. Të dielën pushteti ka qef me pushu, keni mi pas ma pak se 59 apo 60 vota”, ka thënë Konjufca, raporton lajmi.net.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar që seanca e sotme të vazhdojë.

“Provone vet mund ta kaloni duhet të siguroheni se buxheti nuk kalon me vota të opozitës. Seanca duhet me vazhdu nëse janë 60 deputetë në sallë një pozitë që mbetet me votat e opozitës për çështje kyçe duhet të lëshojë rrugë sa më parë”, është shprehur Hoti.

Elmi Reçica deputet i PDK-së, ka thënë se janë të gatshëm tash ta votojnë buxhetin.

“Si pozita dhe opozita do ta shfrytëzojnë këtë buxhet. Ka terrene tjera ku opozita mund ta zhvillojë betejën politike. Nuk është mirë me deklaru ndryshe e me vepru ndryshe. Nëse sot nuk votohet jemi të gatshëm që të dielën të jemi këtu”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se seancën mund ta mbajnë të dielen për të treguar se punojnë edhe në ditë pushimi dhe ia dalin me sukses.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka theksuar se kjo parti është e gatshme edhe sot edhe nesër kurdo që mazhoranca i bënë deputetët e vet në sallë për ta votuar buxhetin.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli propozoi që të dielën të procedohet buxheti i vitit 2018.

Më të lexuarat

Tribuna

Email