Preteni: Ndërtesa ku gjendet Antikurrupsioni nuk është pronë e kishës
Lajme

Preteni: Ndërtesa ku gjendet Antikurrupsioni nuk është pronë e kishës

01 Dhjetor 2017 | 15:25

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’ia paguajë qiranë Kishës Ortodokse ka reaguar ish-shefi i Agjencisë AntiKorrupsion Hasan Preteni.

Në një postim në Facebook Preteni ka thënë se ndërtesa ku gjendet Agjencia Kundër Korrupsionit nuk është pronësi të kishës.

“Qeveria i paguan qira kishës e pa drejtë dhe jo ligjore, ndërtesa e Agjencisë kundër Korrupsionit është pronësi e Kosovës, janë dëshmitë për këtë, mjeranat e Qeverise paguajnë gjithçka vetëm të mbesin në pushtet”, ka shkruar Preteni.

Ai më tutje ka akuzuar drejtorin aktual Shaip Havolli si të deleguar të SHIK-ut dhe për të mbetur drejtor po bën gjithçka.

Më të lexuarat

Tribuna

Email