Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Agim Kikajt
Lajme

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Agim Kikajt

19 Maj 2017 | 10:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-deputetit, Agim Kikaj nga LDK.
“U shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës për vdekjen e ish-deputetit, Agim Kikaj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Deputeti Agim Kikaj ishte deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës, e cila u shpërbë para dy jave.

Shkaktari i vdekjes se tij mësohet të jetë infarkti në zemër.

Ai ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie.

Më të lexuarat

Tribuna

Email