Presidenti pritet ta mandatoi Haradinajn për kryeministër
Lajme

Presidenti pritet ta mandatoi Haradinajn për kryeministër

07 Shtator 2017 | 10:46

Pas konstituivit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të marrë bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email