Policia: Në Obiliq burri e vari bashkëshorten në litarë, pastaj bëri vetëvrasje më thikë
Lajme

Policia: Në Obiliq burri e vari bashkëshorten në litarë, pastaj bëri vetëvrasje më thikë

09 Janar 2018 | 12:56

Mbrëmë rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Babimovc të Obiliqit, saktësisht në një shtëpi gjenden dy trupa të pajetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast ka hasur viktimat.

M. 50 vjeç, femër, shtetas i Republikës se Kosovës dhe.

M. 55 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit të Obiliqit në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Në vendin e ngjarjes janë intervistuar dëshmitarët, testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur, dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.

Bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga Prokuroria, hetuesit rajonal dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni se fillimisht G. M. është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Vlen të theksohet fakti se nga informacionet fillestare qe posedon policia ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari vuante nga probleme psikike për një periudhë të gjatë.

Ky version mund të përforcohet apo të ndryshoj pas autopsisë, ekzaminimit të dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes, dhe rezultatit të hetimeve që po zhvillohen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email