Plagosje në Prishtinë, mes serbëve dhe shqiptarëve
Lajme

Plagosje në Prishtinë, mes serbëve dhe shqiptarëve

20 Shtator 2017 | 22:20

Sot në orët e pasdites ka ndodhur një plagosje në kryeqytet.

Në “Rruga B” në lokalin e ushtrimeve fizike disa persona kanë përdorur armë të ftohta dhe të nxehta, raporton Tribuna Channel

Deri më tani 3 të lënduar, një i rrahur një i plagosur me armë të nxehtë dhe një me armë të ftohtë. Një tjetër është në kërkim.

Burime te Televizionit Tribuna Channel bëjnë të ditur se dy shqiptarë që tashmë kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë janë përleshur me dy serbë.

Njëri shqiptar është i plagosur me armë të nxehtë tjetri me thikë.

Ndërsa më vonë, është gjetur i kërkuari, serb, i cili ka lëndime pas rrahjes që kishin mes vete. Tek ky i fundit është gjetur arma me të cilën kanë shtënë, ndërsa edhe një serb tjetër është në kërkim.

Personi tek i cili u gjet arma është rreth të 30’ave dhe u arrestua në Graçanicë./Tribuna Channel

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email