Plagoset një person, i dyshuari në arrati
Lajme

Plagoset një person, i dyshuari në arrati

07 Dhjetor 2017 | 11:21

Një plagosje ka ndodhur dje në Prishtinë në rrugën “Idriz Gjilani” ku sipas Policisë një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri dhe viktima është plagosur në këmbë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKU.

Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email