Peticion kundër arkitekturës së xhamisë së re (VIDEO)
Lajme

Peticion kundër arkitekturës së xhamisë së re (VIDEO)

16 Korrik 2017 | 19:50

Nga: Arton Rama

Xhamisë së Madhe në Prishtinë edhe pse i është vënë gurë-themeli, po kërkohet që të mos jetë siç është planifikuar.
Një peticion ka filluar për këtë, mbi vlerësimin se arkitektura e kësaj xhamie i takon shekullit 15 dhe kohës otomane.
Iniciuesi i këtij peticioni Yll Rugova, thotë se nuk është kundër ndërtimit të xhamisë, por është kundër ndërtimit të kësaj xhamie, që sipas tij, nuk është as vullnet i shumicës së komunitetit mysliman.

Rugova më tej shtoi se Bashkësia Islame e Kosovës duhet që ta ndërpres këtë dizajn të xhamisë, dhe rrjedhimisht ta zëvendësoj me një tjetër.
Por ndryshe mendojnë nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Në një përgjigje për Tribuna Channel, zyrtari për informim i kësaj Bashkësie, Ahmet Sadriu i tha televizionit se në fund të fundit kjo çështje ka kaluar nëpër shumë duar deri në verdiktin final të përzgjedhjes se arkitekturës dhe se është normale që të ketë mospajtime nga disa individë të caktuar.

Edhe Xhabir Hamiti, ka reaguar lidhur me peticionin kundër ndërtimit të kësaj Xhamie.
Hamiti ka shtuar se ndërtimi i kësaj xhamie është nevojë e komunitetit mysliman, dhe këtë askush nuk duhet ta kontestojë.

Kritika ndaj formës arkitektonike të ndërtimit të xhamisë ka pasur edhe në Tiranë dhe Shkup, ku janë akuzuar Bashkësitë Islame të këtyre vendeve se po ndikohen nga politika turke, duke bërë ndërtime të xhamive me strukturë të Perandorisë Osmane

Për më shumë ndiqeni kronikën:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email