Përveç PAN-it, në seancë mungon edhe Teuta Rugova
Lajme

Përveç PAN-it, në seancë mungon edhe Teuta Rugova

10 Gushtë 2017 | 10:41

Në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, bojkotimin nga fillimi e ka konfirmuar koalicioni PAN, që përbëhet nga tri partitë PDK-AAK-Nisma.

Në këtë seancë që është paralajmëruar të nis nga ora 10, po ashtu nuk po merr pjesë edhe deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, shkruan Indeksonline.

Ajo disa herë ka mbështetur propozimet e koalicionit PAN, e që kundërshtoheshin nga partia nga e cila ajo vjen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email