Përsoni që tentoi ta vriste Azem Vllasin merrte pjesë në tubimet e LVV-së në Gjermani (Foto)
Lajme

Përsoni që tentoi ta vriste Azem Vllasin merrte pjesë në tubimet e LVV-së në Gjermani (Foto)

14 Mars 2017 | 9:32

I dyshuari kryesor në tentim-vrasjen ndaj Azem Vllasit, Murat Jashari javë më parë kishte udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në një tubim të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline”, ai shihet së bashku me Metush Zenunin dhe Avni Deharin në Bulle të Fribourgut, Berlin. Përfaqësuesit e LVV-së që folën para ta pranishmëve ishin; Albin Kurtin, Sami Kurteshin si dhe Hysen Durmishi.

Për vdekjen e Azem Vllasit nuk do të ndiente keqardhje edhe njëri prej aktivistëve të LVV-së. Bëhet fjalë për Nazmi Berishën i cili nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka thënë se s’ndjehej keq nëse do t’i ndodhte fataliteti Vllasit.

(Foto: Nazmi Berisha)

Mirëpo, zyrtarja për informim e këtij subjekti,Tinka Kurti ka thënë se partia e Visar Ymerit nuk e mirëkupton deklaratën e tij, pavarësisht se e kuptojnë mllefin e tij.

“Nazmi Berisha është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! por qëndrimi i tij i shprehur nëpërmjet Facebook-ut është personal. Gjatë kohës së demonstratave të vitit 1981, Berisha, si gjimnazist ka qenë i persekutuar si shumë të rinj që kanë kërkuar “Kosova Republikë”. Ne nuk e mirëkuptojmë deklaratën e z. Berisha, pavarësisht se e kuptojmë mllefin e tij. Për çdo krim të mundshëm, çfarëdo periudhe kohore që është bërë duhet të vendosin organet e drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Murat Jashari, vëllai i komandantit Ismet Jashari, në shkrimet e tija të publikuara në librin e tij “Lufta e Pambaruar – Ballë për ballë me komplotistët”, i ka vlerësuar të gjithë protagonistët e skenës politike që prej viteve 80-ta deri sot i cilëson si tradhtar që duhej vrarë.

Mirëpo ai veçoi dy persona në librin e tij. Personalitetet të cilët nuk e kanë tradhtuar vendin janë; kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Më tej, ai shkruante se Haradinaj dhe Kurti duhet të bashkohen për t’i hequr nga Kosova, siç thotë ai “të gjithë tradhtarët”. /Indeksonline/

Më të lexuarat

Tribuna

Email