Përfundon takimi i natës LDK – Vetëvendosje
Lajme

Përfundon takimi i natës LDK – Vetëvendosje

17 Maj 2017 | 23:02

Vetëvendosje pasi ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të mërkurën gjatë ditës njoftoi se qëndrim kishin të shkonin të vetëm në zgjedhje, por që pranuan takim me koalicionin LDK-AKR, pas shumë kërkesave që ia bëri ky koalicion.

Edhe pse në media u keqkuptua mundësia që ata lan hapur, një takim mes këtyre subjekteve u mbajt në orët e vona.

Periskopi.com nga burime brenda LDK-së mëson se takimi është mbajtur, por askush nuk ka folur asgjë.

Krejt çka merret vesh është që nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por, që takimi pritet të bahet edhe nesër, ditë kjo kur pritet të bëhet dorëzimi i listave.

Gjatë ditës LDK i ka bërë ofertë duke i ofruar shumëçka Vetëvendosjes, e kjo e fundit u raportua se ka dy kushte, postin e kryeministrit dhe çështje e programit të partisë.

Të kontaktuar zyrtarisht asnjëra nga subjektet nuk ka pranuar të deklarohet.

Derisa Vetëvendosje gjatë ditës ka anuluar dy konferenca dhe pritet që të mbajë atë nesër, LDK-ja në orët e vona ka dërguar njoftim për një konferencë nesër në mëngjes.

Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar ndërsa janë në orët e fundit para dorëzimit të listave./

Më të lexuarat

Tribuna

Email